Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja me lehtësi e mposhti Bashkimin

  • Peja me lehtësi e mposhti Bashkimin
19 April 2015

Peja e ka mposhtur me lehtësi Kosova e Re Bashkimin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it në ETC Superligën e Kosovës. Ballafaqimi i zhvilluar të dielën mbrëma në “Karagaçi” ka përfunduar me rezultat 109:81   (24:12, 31:22, 27:25, 27:22). Prej fillimit e deri në fund të takimit ishin vendasit ata që e diktuan ritmin e lojës duke mos i dhënë asnjë pikë shprese mysafirëve për fitore.

Më efikasi te Peja ishte Alban Veseli me 21 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi ka kontribuar me 19, Fisnik Rugova me 17 dhe Rron Grapci me 15 pikë. Në anën tjetër te Bashkimi më së shumti ka realizuar Mark Dawson, gjithsej 23 sosh, derisa Qëndrim Biraj e ka përmbyllur duelin me 19 pikë.

Peja tani udhëheq 1:0 në serinë gjysmëfinale të “play-off”-it, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme në Prizren.

Në bazë të propozicioneve të garave për edicionin 2014/15 plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 1 – 2 – 2, që do të thotë ekipi më lartë i plasuar e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen e parë dhe ndeshjet eventuale 4 dhe 5.