Ndeshja e parë e kësaj xhiroje në ETC Superligë, derbi ndërmjet Pejës dhe Trepçës i ka takuar vendasve dhe kampionit aktual - Pejës.
Nxënësit e Boban Savovic kanë arritur të shënojnë fitore ndaj atyre të Israel Martin duke i mposhtur në fund me 20 pikë dallim 85-65.
Samir Shaptahovic ka qenë lojtari më efikas te pejanët me 23 pikë të shënuara, derisa pas tij erdhën edhe Odufuwa me 15, e House me Simovicin, me nga 14 pikë të shënuara.
Dyshja spanjolle e mitrovicasve, Alvaro Calvo dhe Jan Orfila, kanë qenë koshashënuesit më të mirë te ekipi gjelbërezi, ku i pari ka shënuar 28 derisa tjetri 12 pikë në humbje.