Skuadra e Pejës të mërkurën është mposhtur nga Gaziantep-i në Turqi me rezultat 74:56 (23:18,12:20,25:5,14:13) në kuadër të xhiros së tretë të Grupit G në FIBA Europe Cup.
Cereku i tretë ishte fatal për basketbollistët verdhezi, të cilët në këtë pjesë të lojës shënuan vetëm 5 pikë, derisa kundërshtari i tyre realizoi hiq më pak se 25 pikë. Që nga ky moment pejanët nuk arritën të këndelleshin dhe kështu bënë që nga Gaziantep-i të kthehen me humbje.
Më efikasi te Peja në këtë takim ishte Noah Dahlman me 11 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, kurse te Gaziantep-i më i dalluari ishte Will Cherry me 10 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.
Në xhiron e radhës Peja më 9 nëntor është nikoqire e Cluj-it nga Rumania, skuadër kjo që në ballafaqimin e parë i ka mposhtur verdhezinjtë.