Peja ka mposhtur Bashkimin në ndeshjen vendimtare për të përcaktuar finalistin e dytë të Play-Offit të ETC Superligës për këtë stinor.
Pejanët kanë qenë dukshëm më të mirë se prizrenasit në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale për t'i mposhtur ata 115-95 dhe për të arritur finalen.
Drilon Hajrizi ka qenë lojtari më efikas te Peja me 33 pikë të shënuara, derisa te Bashkimi është dalluar ish lojtari i Pejës, Endrit Hysenagolli, me 23 pikë të shënuara.
Peja në finale do të ndeshet me Sigal Prishtinën, ku të dyja skuadrat kanë qenë finaliste edhe të edicionit të kaluar, kur Peja kishte fituar titullin.