22 February 2014
Peja ka mposhtur Bashkimin në Prizren sonte, duke ia dhënë një nismë më se pozitive ETC Superligës në stinorin pranveror.
Trajneri i ri i Pejës që debutoi sonte në ETC Superligë, Slobodan Savovic, ka nisur aventurën e tij me kampionen aktuale të Kosovës me fitore në derbi.
Peja ka marrë avantazhin e madh në pikë shumë heret në ndeshje dhe këtë vetëm se e ka zgjeruar gjatë saj. Kështu në fund, Peja mposhti Bashkimin 117-72 si mysafir në Prizren.