Skuadra e Kumanovës rishkroi historinë e klubit, duke arritur në finalen e Sigal-Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), pasi ka triumfuar ndaj Pejës në shtëpi të vet me rezultat 86:80.
Verdhezinjtë kanë hyrë në ndeshje me një avantazh prej 4 pikëve në duelin e dytë gjysmëfinal, por as kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Kumanovea do të ballafaqohet Beroe-n e Stara Zagorës së Bullgarisë në dy ndeshjet finale për trofeun e Ligës Ballkanike.
Peja krijoj një avantazh dyshifror në fillim të pjesës së parë, duke udhëhequr me rezultat 44:37, luajtur mjaft mirë në dy periudhat e para, ku gjatë gjithë kohës e kishin në kontroll lojën dhe ishin në një pozitë të mirë për të fituar ndeshjen.
Megjithatë, 20 minutat e pjesës së dytë ishin më shumë emocionuese dhe vendimtare.
Pranë rezultatit 84:80 për Kumanovën gjithçka ishte vendimtare deri në sekondat e fundit, ku të gjithë menduan se ndeshja po shkonte në vazhdime duke pasur parasysh rezultatin përfundimtar të lojës së parë, 83:79, por në skenë u shfaq Stefan Zivanoviq ku shënoi në 5.2 sekonda për të arritur epërsinë e Kumanovës prej 6 pikëve.
Peja kishte edhe një shans të fundit, por gjuajtja e kontestuar e Alban Veselit nuk ishte e mjaftushme. Në fund vendasit triumfuan dhe kështu e siguruan finalen e madhe në Ligën Ballkanike.
Kapiteni Marjan Janeski udhëhoqi fituesit me 21 pikë e 6 kërcime, kurse Yonel Brown shtoi 20 pikë, derisa Dimitar Karadjovski realizoj 11 pikë dhe Miladin Pekovic e përfundoi duelin me 10 pikë.
Slobodan Miljaniç realizoj 21 pikë për Pejën, kurse Noah Dahlman shtoi 20 dhe Alban Veseli e përmbylli takimin me 18 pikë.