Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit

  • Peja para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit
7 April 2015

Peja sivjet e ka fituar Kupën e Kosovës, mirëpo, sonte me fillim në ora 19:30, ky ekip e luan ndeshjen më të rëndësishme deri më tani këtë sezon.

Peja sonte zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të kthimit në ligën ballkanike BIBL, me ekipin bullgar Rilski. Peja ka triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 63:62. Dallimi minimal nuk ka po thuajse fare rëndësi në ndeshjen e kthimit, kështu që cilido ekip që kërkon finalen duhet të shënojë fitore në ndeshje.

Nëse dallimit minimal nga ndeshja e parë ia shtojmë edhe numrin e vogël të pikëve të shënuara përgjithësisht, atëherë është reale që sonte të pritet ndeshje e fortë, por edhe numër i madh i pikëve të shënuar, kurse është e sigurt që atmosfera do të jetë e shkëlqyeshme.

Në rast të fitores së Pejës do të hapej mundësi që dy ekipe kosovare të luanin në finale të ligës ballkanike BIBL, që do të ishte ngjarje shumë e rëndësishme për basketbollin e Kosovës.