Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja për “hakmarrje” ndaj Cluj-it

  • Peja për “hakmarrje” ndaj Cluj-it
8 November 2016

Peja të mërkurën e pret në palestrën e sportit “Karagaçi” duke filluar nga ora 19:30 ekipin e Cluj-it nga Rumania. 

Në duelin e parë të luajtur javë më parë në qytetin e Cluj-it, fitore kanë realizuar rumunët me shifrat 85:76.

Verdhezinjtë në tri xhirot e para në Grupin G kanë bilanc prej 2 humbje e 1 fitore dhe ende janë në lojë për të siguruar një vend në fazën e dytë të FIBA Europe Cup.

Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov llogarit në ndihmën e madhe të tifozëve për ta mposhtur Cluj-in, skuadër kjo që i pati mposhtur verdhezinjtë në debutimin e tyre në FIBA Europe Cup.

“Secila ndeshje dallon prej tjetrës, andaj ajo që na ka ndodhur në ndeshjen e parë në Rumani kur  humbëm në çerekun e fundit nuk do të thotë se do të përsëritet. Duhet të japim maksimumin, pasi është ndeshje e rëndësishme. Kevin Burwell sapo ka ardhur dhe nuk e di se a do të jetë i gatshëm. Por, nuk ka arsyetime dhe ne duhet të dalim në parket dhe të luftojmë për fitore. Po ashtu, pres përkrahjen e madhe të tifozëve tanë, sepse ata janë arma jonë më e fortë”, ka theksuar Todorov.