Peja ka pësuar humbje dramatike në ndeshjen e dytë të ligës ballkanike BIBL në ndeshje me Sutjeskën të zhvilluar në Nikshiq. Ekipi kosovar startoi dobët në ndeshje dhe vendësit me epërsi prej 11 pikëve e përfunduan çerekun e parë.
Por, Peja ngjashëm si në ndeshjen me Kumanovën, Peja u rikuperua nga starti i dobët dhe arriti që çerekun e dytë ta përfundojë me rezultat 21:9 dhe me epërsi minimale 35:34 ta përfundojë pjesën e parë.
Në çerekun e fundit Peja hyri me epërsi prej10 pikëve ndaj ekipit më të ri, sipas moshës mesatare, në ligën BIBL.
Mirëpo, sërish ngjashëm si me Kumanovën, pejanët e humbën epërsinë dhe në minutë ne fundit ekipet hynë të barabarta. Saktësia nga gjuajtjet e lira dhe një top I vjedhur në aksionin e fundit të Pejës I mundësuan Sutjeskës fitoren në këtë ndeshje me rezultat 86:84.
Të dyja ekipet pas kësaj ndeshjeje kanë nga një fitore dhe një humbje.
Sigal Prishtina sot zhvillon ndeshje po ashtu në Mal të Zi, konkretisht në Bar, me ekipin e Mornarit.
Mornari në ndeshjen e vet të parë është mposhtur nga Kozhuvi në Gjevgjeli me rezultat 66:85, kurse Sigal Prishtina në Prishtinë e ka mposhtur Vllazninë me rezultat 85:59.
Sigal Prishtina është favorit në këtë ndeshje që fillon në ora 18:30.