Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja shumë afër titullit, Sigal Prishtina nuk lëshon pe për asnjë moment

  • Peja shumë afër titullit, Sigal Prishtina nuk lëshon pe për asnjë moment
16 May 2016

Ndeshja e katërt finale e “play-off”-it të Superligës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Rezultati në seri në mes këtyre dy skuadrave është 2:1 në favor të pejanëve dhe në rast se ata triumfojnë nesër, atëherë do të shpallen kampionë të Kosovës për edicionin 2015/16, por në rast se humbasin, atëherë mbetet që gjithçka të përcaktohet të dielën në “Karagaçi”. Prishtina është kampione në fuqi e Kosovës.

Gerti Shima, basketbollist i Sigal Prishtinës: “Normalisht se është sfidë e vështirë si çdo finale, nuk është se kemi kohë shumë për përgatitje, dihet se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje. Do të japim maksimumin si në çdo lojë dhe jemi në fushën tonë, nuk na lejohen gabime.  Forca e Prishtinës është në çdo lojë si në Pejë si në Prishtinë, këtu luajmë përpara publikut tonë dhe duhet ta shfrytëzojmë mirë këtë gjë. Ky është sporti, ka edhe befasi. Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe në qoftë se ia dalim, dihet që edhe fitorja do të vijë për Prishtinën”.

Fisnik Rugova, basketbollist i Pejës: “Presim të fitojmë në Prishtinë. Jemi edhe një hap afër titullit dhe do të japim çdo gjë nga vetja që të arrijmë ta realizojmë këtë mision. Presim ndeshje të fortë si deri më tani. Kemi luajtur lojë kolektive në të gjitha ndeshjet dhe mendoj se ky ishte çelësi i fitoreve deri me tani. Kështu duhet të vazhdojmë. Mendoj se këtë ndeshje jemi me komod se sa në takimin e dytë. Besoj se jemi më të motivuar se Prishtina, dhe në fakt na dallon edhe mbrojtja e fortë, ku do të tregojmë edhe vlerat në përgjithësi. Presioni është në anën e Prishtinës, pasi janë edhe nikoqir”.

 

Kampionët e deritashëm:

1999/2000 Trepça

2000/2001 Trepça

2001/2002 Prishtina

2002/2003 Prishtina

2003/2004 Dukagjini

2004/2005 Mabetex

2005/2006 Prishtina

2006/2007 Prishtina

2007/2008 Prishtina

2008/2009 Prishtina

2009/2010 Prishtina

2010/2011 Prishtina

2011/2012 Trepça

2012/13  Peja

2013/14 Prishtina

2014/15 Prishtina

2015/16 ?