Ndeshja e pestë finale e “play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të shtunën në palestrën “Karagaçi” me fillim nga ora 19:30.
Rezultati në seri në mes këtyre dy ekipeve është 2:2 dhe skuadra që do të triumfoj të shtunën do të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2015/16. Kampione në fuqi është Sigal Prishtina.
Duhet theksuar se në tri ndeshjet e para të finales së madhe është zhvilluar një luftë e madhe, ku vetëm në çastet e fundit është përcaktuar fituesi, derisa në duelin e katërt të luajtur të martën në kryeqytet ishte Sigal Prishtina, ajo e cila e dominoi takimin ndaj Pejës duke e mposhtur bindshëm me 25 pikë epërsi (80:55).
Sidoqoftë të shtunën pritet të zhvillohet një luftë e barabartë, duke marr parasysh edhe faktin se bëhet fjalë vetëm edhe për një ndeshje, e cila padyshim se do të jetë me presion të madh në të dyja taborët.
Kampionët e deritashëm:
1999/2000 Trepça
2000/2001 Trepça
2001/2002 Prishtina
2002/2003 Prishtina
2003/2004 Dukagjini
2004/2005 Mabetex
2005/2006 Prishtina
2006/2007 Prishtina
2007/2008 Prishtina
2008/2009 Prishtina
2009/2010 Prishtina
2010/2011 Prishtina
2011/2012 Trepça
2012/13 Peja
2013/14 Prishtina
2014/15 Prishtina
2015/16 ?