Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja sonte është mysafire e Kumanovës në Grupin D në Ligën Ballkanike

  • Peja sonte është mysafire e Kumanovës në Grupin D në Ligën Ballkanike
22 February 2017

Kumanova të mërkurën mbrëma është nikoqire e Pejës, në një tjetër ndeshje interesante të Grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL). Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Nëse Kumanova arrin që sonte të triumfoj ndaj Pejës, atëherë do të kualifikohet direkt në gjysmëfinale të BIBL-it, dhe nëse ndodh kjo, atëherë skuadra nga Maqedonia do të ketë bilanc prej 4 fitore e 1 humbje, andaj edhe do të jetë e paarritshme në krye të grupit.

Për Pejën kjo ndeshje nuk do të jetë përcaktuese, pasi që verdhezinjtë do të kenë edhe një tjetër shans në javën e ardhshme në takimin që do ta luajnë para tifozëve të tyre.

Megjithatë nëse Peja dëshiron të jetë në krye të grupit atëherë duhet të jetë në elementin më të mirë të saj, dhe të shënoj së pari fitore në duelin e sotëm. Për të arritur këtë verdhezinjtë llogarisin në formën 100% të Veselit, Rundles dhe Billie. Para disa javëve Peja ka shënuar fitore ndaj Kumanovës, andaj verdhezinjtë do të përpiqen që ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në takim e sotëm.