Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja triumfoi ndaj Teodo-s dhe e mbylli fazën e dytë në BIBL në pozitën e tretë në grup

  • Peja triumfoi ndaj Teodo-s dhe e mbylli fazën e dytë në BIBL në pozitën e tretë në grup
2 March 2017

Peja e ka përmbyllur fazën e dytë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) me fitore, por që nuk ka qenë e mjaftueshme për të siguruar pozitën e dytë në Grupin D.

Verdhezinjtë e kanë mposhtur Teodo-n e Tivatit të Malit të Zi në "Karagaçi" me rezultat 75:70, por kjo e fundit pati triumfuar në shtëpi të vet ndaj pejanëve me 20 pikë dallim, andaj malazezët e kanë përmbyllur këtë fazë në pozitën e dytë në grup.

Më të dalluarit te Peja ishin Robert Abramovic me 18 pikë, Noah Dahlman me  11 pikë e 11 kërcime dhe Leonard Mekaj me 9 pikë.

Radomir Marojeviq ishte më efikasi te mysafirët me 24 pikë e 6 kërcime, kurse Sreten Knezeviq ka kontribuar me 14 pikë.