Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja vazhdon me fitore në BIBL

  •  Peja vazhdon me fitore në BIBL
19 November 2015

Peja ka vazhduar me fitore në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike, që ishte e treta radhazi pas humbjes që e ka pësuar në xhiron e parë nga Bashkimi. Verdhezinjtë në udhëtim e kanë mundur Lovcen Basket-in e Malit të Zi me rezultat 82:65.

Pas kësaj fitoreje pejanët ngjiten në vendin e parë me 3 fitore dhe 1 humbje, derisa kjo ishte humbja e katërt për skuadrën malazeze në po aq takime.

Basketbollisti më i dalluar te Peja ishte Alban Veseli me 23 pikë, i ndihmuar nga Fisnik Rugova me 13, Ronald Davis 11, Kevin Burwell 11 dhe Drilon Hajrizi po ashtu me 11 pikë. Aleksander Miliq u dallua te vendasit me 24 pikë.

Peja më 24 nëntor e pret Bashkimin në “Karagaçi”, derisa Lovcen-i është mysafir i Teodo-s.

Lovcen - Peja 65:82 (15:24, 9:20, 24:15, 17:23)
Palestra e sportit në Cetinje.
Gjyqtarë: V. Tsekov, Z. Mitrovski, A. Ferevski.
Lovcen: Jovanoviq 3, Petriq 6, Tmushiq 5, Miliq 24, Millosh 2, S. Knezheviq 3, Vukçeviq 6, Mladjen, Borilloviq 8, Sevaljeviq 4, V. Knezheviq 4, Vujoviq.
Peja: Veseli 23, Hajrizi 11, Davis 11, Muldrow 5, Burwell 11, Rugova 13, Grapci 4, Hajdari, S. Zekiqi 2, Kovaçi 2, B. Zekiqi, Mekaj.

Grupi B
Lovcen - Peja 65:82

Tabela
1. Peja 3-1 7
2. Bashkimi 2-2 6
3. Levski 2-1 5
4. Teodo 2-1 5
5. Lovcen 0-4 4