Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja vazhdon pa humbje, xhiroja përmbyllet sot

  • Peja vazhdon pa humbje, xhiroja përmbyllet sot
24 October 2016

Ekipi i Pejës vazhdon të jetë lider i Superligës së Kosovës në basketboll pas fitores në Mitrovicë ndaj Trepçës me rezultat 56:54.

Trepça, para shikuesve të vet në sallë të mbushur, kishte gjasa për fitore dhe kishte eëprsi prej 10 pikësh në çerekun e katërt.

Mirëpo, ky ekip kollapsoi totalisht në dhjetë minutëshin e fundit duke shënuar vetëm tri pikë për dhjetë minuta lojë dhe duke mos shënuar për më shumë se shtatë minuta.

Kjo i mundësoi Pejës që në sekondate fundit të hyjë me rezultat të barabartë dhe me posedim të topit.

Pas shënimit të Reed në sekondat e fundit të ndeshjes Peja bëri rikthimin më interesant të këtij sezoni dhe arriti fitoren e tretë në tri xhiro.

Sigal Prishtina, e udhëhequr nga trajneri i ri Jeronimo Sarin fitoi me rezultat 94:54 ndaj Kerasan Prishtinës duke shënuar kështu fitoren e oarë këtë sezon, kurse Bashkimi shënoi fitore të pritshme kundër Vëllaznimit me rezultat 85:59 duke mbetur një prej dy ekipeve pa humbje në tri xhirot e para.

Xhiroja e tretë e Superligës përmbyllet sot me ndeshjen ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit që fillon në ora 19:00.