Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Pejës i zbehen gjasat për gjysmëfinale të Ligës Ballkanike

  • Pejës i zbehen gjasat për gjysmëfinale të Ligës Ballkanike
9 March 2016

Kozuv-i të mërkurën mbrëma e ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në xhiron e pestë të Grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Skuadra nga Gjevgjelia ishte e nikoqire e Pejës të cilin ekip e ka mposhtur me shifrat 72:67 pas një loje shumë të mirë në fazën e mbrojtjes në çerekun e tretë të ndeshjes.

Të dyja skuadrat kanë luftuar fortë, derisa vendasit në fund të takimit ishin ata që krijuan epërsi të lehtë, të cilën arritën ta menaxhojnë deri në minutën e 40-të.

Peja ka bërë një kthim të mahnitshëm në lojë në minutat e fundit të periudhës së katërt, por kjo ishte e tëra që mundi të bëjë pasi Kozuv-i ishte në fund ai ekip që regjistroi fitore.

Për maqedonasit ky triumf ishte më se i rëndësishëm për faktin se shënuan fitore me 5 pikë epërsi, gjë që ju jep avantazh ndaj pejanëve.

Në xhiron e fundit Kozuv-i është mysafir i Levski 2014 dhe në rast se triumfon do të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Në anën tjetër Peja është nikoqire e Sigal Prishtinës, ku verdhezinjtë shpresojnë të fitojnë dhe të njëjtën kohë duhet që Kozuv-i të mposhtet nga Levski në Sofje në mënyrë që Peja të kualifikohet për në TOP 4.

Vladimir Brckov ishte më i dalluari te ekipi maqedonas me 20 pikë e 6 kërcime, kurse Brandon Penn ka shtuar 16 pikë e 7 kërcime dhe Aleksej Nesoviç ka kontribuar me 15 pikë e 7 topa të vjedhur.

Te Peja më efikasit ishin Nenad Deliç me 22 pikë e 15 kërcime dhe Kevin Burwell me 19 pikë.