Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Penti Prishtina fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2016/2017

  • Penti Prishtina fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2016/2017
  • Penti Prishtina fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2016/2017
  • Penti Prishtina fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2016/2017
  • Penti Prishtina fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2016/2017
19 February 2017

Penti Prishtina ka triumfuar ndaj Penzës nga Peja me rezultat 81:77 në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në konkurrencen e femrave të luajtur të dielën në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.

Në dy cerekët e parë ishte Prishtina ajo që dominoi në parket, por më pas këndellet Penza dhe kështu të dyja skuadrat luftuan për cdo top dhe për fitore deri në castet e fundit të takimit, por ishin vashat nga kryeqyteti ato që në castet e fundit u treguan më të mira dhe kështu arritën ta kthejnë kupën në Prishtinë.

Pas ndeshjes është shpallur edhe MVP-ja i kësaj finaleje, epitet ky që i ka takuar basketbollistes së Prishtinës, Arbnore Perquku. Cmimin Perqukut ia ka ndarë u.d. Sekretare e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, derisa medaljet i ndanë anëtarët e Bordit, Valdet Spahija, Kimete Haliti dhe Learta Berisha.

Ndërkaq Kupën kapitenes së skuadrës fituese, Arbnore Perqukut ia ka ndarë Zëvendësdrejtoresha e DSK-së, Afërdita Fazlija.
Për Prishtinë ky është trofeu i nëntë i Kupës së Kosovës i fituar që nga paslufta.