Basketbollistet e Penzës ishin më të mira se rivalet e tyre nga Penti Prishtina në derbin e xhiros së shtatë të Ligës së Femrave.
Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Karagaci” të Pejës ka përfunduar me shifrat 75:54.
Pejanet të udhëhequra nga Irma Konjusha shkëlqyen në parketin e tyre dhe për asnjë cast nuk i lejuan mysafiret nga Prishtina të shpresojnë në ndonjë fitore eventuale.
Pas shtatë xhirove të luajtura Penza është skuadra e vetme e pamposhtur në Ligën e Femrave dhe falë këtij balance edhe pritet të dimëroj e para në renditjen tabelare.