1 May 2016
Penza e ka mposhtur të dielën mbrëma Prishtinën në ndeshjen e parë finale të play-off-it në Ligën e Femrave. Takimi i luajtur në palestrën e sportit “Karagaçi” të Pejës ka përfunduar me shifrat 71:62 në të mirë të nikoqireve.
Tashmë pejanet udhëheqin në seri prej 1:0 dhe janë vetëm një fitore larg titullit të kampionit.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në mesjavë në kryeqytet.