Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e javës së 14-të në Superligën e Femrave.
Takimi i parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit. Skuadra kuqezi ndodhet në vendin e fundit në renditje me një fitore dhe 12 humbje, kurse skuadra prizrenase ka 12 fitore dhe një humbje.
Duel më i barabartë shihet ai ndërmjet Kastriotit dhe Trepçës. Vashat ferizajase kanë dy fitore dhe 11 humbje, kurse ato mitrovicase katër fitore dhe nëntë humbje.
Sfida më interesante shihet ajo ndërmjet Penzës dhe Mabetex Prishtinës. Skuadra pejane ka nëntë fitore dhe katër humbje, kurse prishtinaset kanë 11 fitore dhe dy humbje.
Superliga e Femrave - Java 14
E mërkurë
16:30 Vëllaznimi-Bashkimi
E enjte
13:00 Kastrioti-Trepça
19:30 Penza-Mabetex Prishtina