30 March 2014
Penza ka fituar IPKO Kupën e Kosovës.
Skuadra pejane, Penza, ka fituar IPKO Kupën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur në finale Sigal Prishtinën me rezultat 71-63.
Basketbollistet pejane kanë nisur mirë ndeshjen, derisa prishtinaset janë kthyer për të barazuar në fund të pjesës së parë.
Sidoqoftë, Penza mblodhi forcë dhe dominoi në pjesën e dytë të takimit për të fituar ndeshjen.
Kështu, Penza ka arritur të mbrojë titullin e fitueses së IPKO Kupës së Kosovës.