Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Penza kampione e Kosovës për edicionin 2016/17

  • Penza kampione e Kosovës për edicionin 2016/17
11 May 2017

Skuadra e Penzës nga Peja është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2016/17 në Ligën e Femrave.

Basketbollistet pejane kanë triumfuar edhe në ndeshjen e dytë finale të "play-off"-it që është zhvilluar të mërkurën në kryeqytet duke e mposhtur Penti Prishtinën me rezultat 88:75.

Penzën në ndeshjen e dytë finale deri te fitorja e ka udhëhequr basketbollistja Valbona Bytyqi, e cila thjesht ishte enigmë e pazgjidhur për Prishtinën. Bytyqy ka shkëlqyer në këtë takim, të cilin e ka përmbyllur me 43 pikë.

Kupën kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqit ia ka dorëzuar numri 1 i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu, derisa medaljet të dyja skuadrave finaliste ia kanë ndarë anëtarët e Bordit të FBK-së, Valdet Spahija, Kimete Haliti dhe Learta Berisha.

Në këtë mënyrë basketbollistet e Penzës e kthyen pas një viti titullin në Pejë, derisa Kupa e Kosovës nga Peja sivjet është kthyer në Prishtinë.

Prishtina dhe Penza janë duke skuadrat më të trofeshme në basketbollin femëror në Kosovë që nga paslufta.