Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Penza një hap pranë finales

  • Penza një hap pranë finales
21 April 2016

Basketbollistet e Penzës nga Peja të enjten mbrëma në palestrën “Karagaci” e kanë mposhtur Bashkimin nga Prizreni në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it në Ligën e Femrave. Takimi ka përfunduar me shifrat 61:41. Në këtë mënyrë pejanet e kanë bërë një hap drejt finales së “play-off”-it aty ku i pret Prishtina, e cila skuadër tashmë e ka eliminuar Trepcën në dy ndeshjet gjysmëfinale.

Ndeshja e kthimit Bashkimi-Penza pritet të luhet në këtë fundjavë në Prizren.

Duhet theksuar se basketbollistet pejane tashmë janë stolisur me një trofe, atë të Ipko Kupës së Kosovës, ku e kanë larguar nga froni pikërisht Prishtinën, me të cilën pritet të takohen në finalen e madhe. Bardhekaltrat janë kampione në fuqi të Kosovës.

Të dy këto ekipe janë më të trofeshmet në basketbollin femëror në vendin tonë që nga paslufta. Mirëpo në këtë edicion Penza është treguar skuadër më e mirë duke e mposhtur Prishtinën dy herë gjatë edicionit të rregullt dhe 1 herë në finale të Ipko Kupës së Kosovës.