Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përballja e sotme, Vëllaznimi-Peja e hap stinorin pranveror

  • Përballja e sotme, Vëllaznimi-Peja e hap stinorin  pranveror
15 January 2016

Me ballafaqimin ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës që do të zhvillohet sot në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me fillim nga ora 18:00 do të nis stinori pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët pritet që ta kalojnë edhe këtë pengesë pa ndonjë problem të madh duke marr parasysh dallimin në cilësi ndërmjet skuadrës së tyre dhe asaj gjakovare.

Ndërkohë të shtunën në Vushtrri, Trepça e pret Kerasan Prishtinën, duel ky që do të luhet duke filluar nga ora 12:00 dhe në të cilin pritet të zhvillohet rivalitet duke marr parasysh cilësinë e përafërt të të dyja ekipeve.

Ndërkaq të dielën në Therandë, Golden Eagle Ylli është nikoqir i Bashkimit të Prizrenit. Kjo ndeshje do të luhet në palestrën e sportit “13 Qershori” me fillim nga ora 19:00. Prizrenasit vlerësohen favoritë karshi therandasve, megjithatë adhuruesit e basketbollit kosovar pritet të kenë rast të shohin basketboll cilësor në mes skuadrave fqinje.