Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Ligën e Parë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet AS Prishtinës dhe Marigona Hill Prishtinës. AS Prishtina ka shtatë fitore dhe dy humbje, kurse Marigona Hill pesë fitore dhe gjashtë humbje.
Vëllaznimi, skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë do të ndeshet me New Basket. Skuadra kuqezi ka 11 fitore në po aq ndeshje, derisa New Basket dy fitore dhe nëntë humbje.
Vushtrria-Drita është një tjetër takim interesant. Vushtrriasit kanë fitore dhe shtatë humbje, kurse gjilanasit pesë fitore dhe pesë humbje.
Takimi i fundit është Borea-Prishtina e Re. Borea është në vendin e fundit me një fitore dhe 10 humbje, kurse Prishtina e Re ka gjashtë fitore dhe katër humbje.
Liga e Parë - Java 13
E mërkurë
20:00 AS Prishtina - Marigona Hill Prishtina
E enjte
19:00 New Basket - Vëllaznimi
19:00 Vushtrria - Drita
E premte
17:00 Borea - Prishtina e Re
Istogu pushon