Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfaqësueset e Kosovës të enjten në Beograd do t’i mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre

  • Përfaqësueset e Kosovës të enjten në Beograd do t’i mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre
12 December 2018

Të enjten në Beograd do të bëhet tërheqja e shortit për FIBA Kampionatet Evropiane të kategorive të reja në të dyja konkurrencat, kur edhe Përfaqësueset tona do t’i mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre.

Federata e Basketbollit të Kosovës për herë të parë e ka paraqitur për të garuar Përfaqësuesen U20 në konkurrencën e femrave dhe tashmë janë gjithsej 6 Përfaqësuese që do të marrin pjesë vitin e ardhshëm në FIBA Kampionate Evropiane, Divizione B (U16, U18, 20, meshkuj dhe femra).

Krahas shortit të FIBA Kampionateve Evropiane të kategorive të reja në Beograd do të bëhet edhe hedhja e shortit për raundin e tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 në konkurrencën e meshkujve.

Duhet theksuar se Federatën e Basketbollit të Kosovës në këtë event janë duke e përfaqësuar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme dhe Granit Rugova, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës.

Dushku dhe Rugova të mërkurën mbrëma kanë arritur në Beograd, ndërsa të enjten prej orës 11:00 do të jenë pjesë e shortit që organizohet nga FIBA Evropa në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Serbisë.