Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll fituese e çmimit “Zemra e Kosovës”

  • Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll fituese e çmimit “Zemra e Kosovës”
19 December 2017

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është fituese e çmimit "Zemra e Kosovës" që ndahet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK).

Këtë çmim në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka pranuar kryetari Erolld Belegu, të hënën mbrëma në një Gala Mbrëmbje “Made in Kosova” të organizuar në hotel "Emerald" në Prishtinë nga KPK në bashkëpunim me USAID dhe partnerë të tjerë.

Përfaqësueses së Kosovës i është ndarë ky çmim pas suksesit historik, kur gjatë verës së këtij viti ka arritur të sigurojë një vend në mesin e 32 kombëtareve për në kualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Në parakualifikimet evropiane, Kosova ka garuar në Grupin C së bashku me Estoninë dhe Maqedoninë, ndërsa pas dy fitoreve si nikoqire, kundër dy kundërshtarëve të saj të grupit ia ka dal me sukses që së bashku me Estoninë të vazhdojnë tutje në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, e që vlerësohet ndër sukseset më të mëdha në sportin ekipor që nga paslufta në vendin tonë.

“Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Ergin Grosha, Alban Veseli, Lis Shoshi, Urim Zenelaj, Scott Bamforth, Jaren Sina, Drilon Hajrizi, Granit Rugova, Arti Hajdari, Leonard Mekaj, Samir Zekiqi janë këta basketbollistët që së bashku me trajnerët, Brad Greenberg, Ernie Nestor, Andin Rashica dhe Ilir Selmani, na kanë bërë krenarë dhe që sot janë fitues të këtij çmimi”, ka thënë ndër të tjera numri një i FBK-së, Erolld Belegu me rastin e pranimit të çmimit “Zemra e Kosovës”.

Gala Mbrëmja “Made in Kosova” ka bashkuar biznese, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare, personazhe të rëndësishme nga kultura, sporti si dhe akterë të tjerë relevant që gjithë këto vite kanë punuar për promovimin e Kosovës.

Në këtë mbrëmje janë ndarë çmimet “Zemra e Kosovës” për personat, ndërmarrjet  dhe institucionet që kanë promovuar dhe do të promovojnë “Made in Kosova”. Çmimi është tradicional dhe i ndahet çdo vit nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Personat apo institucionet që pranojnë këtë çmim do të jenë ambasadorë për 1 vit të fushatës “Made in Kosova”.

Këtë vit në listën e personaliteteve dhe institucioneve që janë përzgjedhur si fitues të këtij çmimi është edhe Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të të gjithë basketbollistëve, trajnerëve, Bordit e stafit të FBK-së.

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë pjesë e fushatës që do të realizohet nga dhjetori i vitit 2017, ku është prezantuar edhe një spot televiz si dhe do të vendosen bilbordat në të gjithë Kosovën.

Me këtë video Klubi i Prodhuesve të Kosovës dëshiron të përcjell mesazhin se në Kosovë ka institucione dhe njerëz që po punojnë për të promovuar vlerat pozitive të Kosovës, si brenda ashtu edhe jashtë saj.

Ne besojmë se pjesëmarrja e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll në këtë fushatë do të kontribuoj pozitivisht në imazhin e vendit tonë.