Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përfaqësuesja U-20 zhvendoset në Vushtrri

  • Përfaqësuesja U-20 zhvendoset në Vushtrri
1 June 2015

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës të hënën është zhvendosur në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, ku do të qëndroj për 10 ditë në përgatitje të përbashkëta.

Përzgjedhësi i Kosovës U-20, Ilir Selmani dhe trajneri Ismet Ferati i kanë në dispozicion 16 basketbollistë, të cilët pritet të japin maksimumin në këto përgatitje duke marr parasysh faktin se i presin sfida të mëdha në muajin korrik.

"Pas 10 stërvitjeve të zhvilluara në palestrën '1 Tetori' në Prishtinë sot jemi zhvendosur në Vushtrri, ku do të qëndrojmë për 10 ditë së bashku. Do të stërvitemi nga 3 herë në ditë, 2 herë në palestër dhe 1 herë në fitnes në mënyrë që ta realizojmë planprogramin që e kemi hartuar para fillimit të fazës përgatitore për Kampionatin Evropian, në të cilin do të marrim pjesë edhe ne”, ka deklaruar Selmani.

Ndërkohë Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e falënderon Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri për bashkëpunimin, i cili nuk është i pari, duke marr parasysh faktin se FBK edhe më parë ka organizuar aktivitete në këtë vend.

Pas 10 ditëve në Vushtrri Përfaqësuesja U-20 do të kthehet në Prishtinë ku, do të shikoj mundësinë për të zhvilluar disa ndeshje miqësore me skuadra nga vendi, por edhe nga jashtë, para se të niset për në Hungari.

Duhet theksuar se Kosova do të garoj në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B, Grupi B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.

Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen prej 9 deri më 19 korrik 2015 në Szekesfehervar të Hungarisë. Kosova ndeshjen e parë do ta luaj me Portugalinë më 9 korrik.