Ka përfunduar kampi tre ditor për gjyqtarët fillestarë, i mbajtur në Prishtinë. Në kampin e udhëhequr nga koordinatori teknik i FBK-së Faton Kurshmulija dhe instruktorët Daut Mehmeti dhe Xhelal Mumini morrën pjesë mbi 20 gjyqtarë të rinj dhe perspektivë.
Në kamp për tri ditë me radhë u punua në aspetkin teorik dhe praktik në mekanikën me 2 dhe 3 gjyqtarë dhe në njohuritë bazike të ndarjes së drejtësisë.
Gjyqtarët e rinj kanë pasur rast që të gjykojnë ndeshje miqësore ta kategorive të reja, të zhvilluara në palestrën e Fakultetit të Shkencace Sportive