Në prag të fillimit të stionrit pranveror 2013/14, FBK-ja në bashkëpunim me SHGJFB-në, mbajtën seminarin intensiv për gjyqtarë dhe vëzhgues.
Instruktor në këtë seminar ishte Aleksandar Milojevic, gjyqtar i Euroleague dhe FIBA.
Për herë të dytë, seminari ka qenë obligativ edhe për trajnerët e të gjitha ligave të basketbollit që organizohen nga FBK.
Qëllimi ka qenë që gjyqtarëët dhe trajnerët të kenë një bashkëpunim më të afërt komunikativ rreth kritereve të referimit, rregullave të basketbollit, si dhe rreth temave tjera që janë prezente në ligat tona.
Seminari ka qenë tejet interesant dhe është përcjellur nga mbi 60 gjyqtarë e vëzhgues, derisa të gjithë pjesëmarrësit e seminarit i janë nënshtruar testeve teorike dhe atyre fizike, ku këto të fundit u mbajtën në pjesën e tretë të seminarit në sallën e Akademisë së Sporteve të Kosovës, me të cilën FBK-ja ka bashkëpunim të ngushtë.