Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përmirësohet Liga Ballkanike!

  • Përmirësohet Liga Ballkanike!
11 January 2017

Pas informatës së Ligës Ballkanike (BIBL) të publikuar në faqen e saj zyrtare se drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks së bashku me kryetarin e FBK-së, Erolld Belegu, dhe komisionerin kanë marr vendim që ndeshja Trepca – Peja në palestrën e sportit në “Minatori” të Mitrovicës duhet të ndërpritet dhe se nuk mund të vazhdoj, Belegu reagoi duke thënë nuk ka qenë kështu, pasi që sipas tij vendimi për ndërprerjen e ndeshjes është e drejtë e gjyqtarit dhe e askujt tjetër në parket. Ai ka shtuar se ka marr pjesë në konsultime me të gjitha palët e përfshira, por assesi nuk ka ndikuar dhe nuk ka marr vendim që ndeshja të ndërpritet apo të ndodh e kundërta.

Pas kësaj ka reaguar edhe BIBL, duke e përmirësuar njoftimin e saj:

“Pasi që drejtori sportiv i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks është konsultuar me komisionierin e takimit dhe me përgjegjësin e tifozëve, ai ka marr vendim që ndeshja të ndërpritet dhe se nuk mund të vazhdoj, si dhe e ka informuar kryetarin e FBK-së, Erolld Belegun për një gjë të tillë. E gjithë kjo do të thotë se fitorja i takon Pejës me rezultat 20:0 dhe se në të njëjtën kohë Trepcës nuk do t'i takojnë pikë. BIBL do të ndërmerr veprime dhe vendime të tjera duke u bazuar në rregullorët e saj pas pranimit të raportit zyrtar të komisionierit të takimit".