Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përurohen zyret e reja të FBK-së

  • Përurohen zyret e reja të FBK-së
22 January 2014

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë përurimin e zyreve të reja të saja sot në lagjen Arbëria, tek lokalet e NTP Tregtia, e cila ka qenë edhe sponsoruesja e këtyre zyreve.

Përveç zyrtrëve të klubeve dhe sponsorëve, aty kanë qenë mysafirë edhe drejtori i ligës ballkanike z. Shay Shtriks, pastaj edhe zyrtarë të lartë të Federatës shsqiptare të basketbollit, me kryetarin z. Avni Ponari dhe sekretarin e saj z. Llazani.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, ka falenderuar sponsorin për këto zyre duke thënë se prej nesër FBK fillon punën e saj me orar të plotë.

"Duke i falenderuar gatishmërisë së z. Prishtina ne sot kemi një ambient për lakmi, të cilat janë shumë më të mëdha dhe shumë më komode sesa ato të vjetrat. Falenderoj edhe mysafirët special të ardhur, derisa sot është festë, e prej nesër puna në FBK, e cila është shtëpia e të gjithëve juve, fillon punën nga nesër me orar prej 09:00 deri në 16:00," ka thënë mes tjerash Belegu.

Edhe z. Shtriks si dhe z. Ponari në fjalimin e tyre në lidhje me zyret e reja kanë përgëzuar FBK-në dhe sponsorin për punën e bërë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e basketbollit.