Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Përzgjedhësi Arben Krasniqi vazhdon ta gëzojë përkrahjen e plotë të FBK-së

  • Përzgjedhësi Arben Krasniqi vazhdon ta gëzojë përkrahjen e plotë të FBK-së
4 September 2016

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përgënjeshtron lajmin e publikuar në disa portale të papërgjegjshme mbi dorëheqjen e përzgjedhësit të Kombëtares sonë, Arben Krasniqi.

Përzgjedhësi Krasniqi vazhdon të gëzojë përkrahjen e plotë si udhëheqës në rrugëtimin e ekipit tonë në këtë cikël kualifikues. Ne vlerësojmë se në ndeshjen e mbrëmshme kemi shfaqur lojë të mirë dhe angazhim maksimal ndaj një kundërshtari të fortë, andaj konsiderojmë se Kombëtaren tonë duhet ta përgëzojmë për lojën e shfaqur dhe të vazhdojmë ta inkurajojmë që të njëjtin nivel të lojës ta tregojnë në ndeshjet që do ta presin në dy javët e radhës.

"Lajmet" si kjo nuk i shkojnë për shtati kësaj fryme të dëshmuar nga opinioni basketbolldashës i Kosovës. Jemi të vetëdijshëm që çdo fillim është i vështirë, por edhe të bindur që fitoret nuk do të mungojnë në ndeshjet e mbetura. Ajo që na nevojitet nga të gjithë, përfshirë mediat, është përkrahja për djemtë tanë që mbrëmë e lanë zemrën në parket!

Ne po tentojmë që punën tonë ta kryejmë në mënyrë sa më profesionale dhe nga të gjitha palët, përfshirë mediat, presim të njëjtën gjë.