Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Pesë shtete pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar në Prishtinë

  • Pesë shtete pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar në Prishtinë
  • Pesë shtete pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar në Prishtinë
2 March 2020

Nga 13 deri më 16 mars, në Prishtinë do të organizohet turneu në basketboll për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Evropës.

Në këtë turne do të marrin pjesë: Kosova, Maqedonia Veriore, Turqia, Rumania dhe Bullgaria. Turneu do të jetë në të dyja konkurrencat për kategorinë U15. Pra, pesë shtete marrin pjesë me ekipet e djemve dhe vajzave.

Ndeshjet për katër ditë me radhë do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe palestrën ‘1 Tetori’.

Turneu më parë ishte organizuar në Rumani, Bullgari dhe Maqedoninë Veriore, derisa pas Kosovës, do të organizohet në Turqi, gjatë qershorit të këtij viti.

Basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës do të mund të fitojnë përvojë nga ky turne dhe të jenë të gatshëm për Përfaqësueset e reja të Kosovës.

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e katër vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.