Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 96:83 (31:22, 24:19, 26:22, 15:20) në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Vendasit e nisin ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 31:22. Ngjashëm vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 24:19, duke shkuar në pushim me rezultat 55:41. Prizrenasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku fituan 26:22, kurse 10 minutat e fundit përfundojnë me rezultat 15:20, megjithatë, Ponte Prizreni triumfoi në fund 96:83.
Te Ponte Prizreni u dalluan: Ty Nichols me 24 pikë, Dariel Franklin me 22, Andre Ëolford me 16 dhe Urim Zenelaj me 16 pikë e 16 kërcime, derisa te Feronikeli u dalluan: Karem Storey me 22 pikë, Fisnik Juniku me 20 dhe Ergis Grosha me 16 pikë e nëntë kërcime.
Ponte Prizreni tani ka 11 fitore dhe tetë humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 14 humbje.