Ponte Prizreni ka regjistruar fitore të dielën mbrëma në palestrën "Minatori" në Mitrovicë kundër Trepçës me rezultat 81:79 në kuadër të xhiros së XX-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Më të merituarit për fitoren e Ponte Prizrenit ishin Malcolm Canada me 27 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, Elliott Cole me 16 pikë e 4 asistime, Qëndrim Ajazaj me 13 pikë e 6 kërcime dhe Blend Matoshi me 10 pikë e 4 kërcime.
Në anën tjetër te Trepça më efikasit ishin Aaron Anderson me 29 pikë e 7 asistime dhe Samir Zekiqi me 16 pikë e 5 kërcime.
Ndërkohë fitore në kuadër të kësaj xhiroje ka regjistruar edhe Golden Eagle Ylli në përballje me Lipjanin, pastaj Z Mobile Prishtina triumfoi ndaj Rahovecit dhe Bashkimi kundër Boreas.
Pas 20 xhirove të luajtura është Z Mobile Prishtina që vazhdon të kryesoj me 40 pikë, nga 20 ndeshje ka realizuar 20 fitore, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Ponte Prizreni.