Të enjten në adresë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka arritur urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann për zgjedhjen e Arben Fetahut në krye të FBK-së.
Në të njëjtën kohë Baumann e ka falenderuar ish-kryetarin e FBK-së, Erolld Belegun për gjithë atë që ka bërë gjatë këtyre viteve në krye të FBK-së.
"Ne i dëshirojmë suksese Arben Fetahut në pozitën e tij të re dhe besojmë në vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë për të promovuar dhe zhvilluar sportin tonë në vendin tuaj, por edhe më gjerë. Po ashtu dua të falenderoj ish-kryetarin Erolld Belegu për angazhimin e tij të pashoq si kryetar i FBK-së për të bërë më të mirën për basketbollin kosovar”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Patrick Baumann.