Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Presim finale të madhe dhe shfaqje dinjitoze

  • Presim finale të madhe dhe shfaqje dinjitoze
7 March 2015

Federata e Basketbollit e Kosovës dëshiron të  falenderojë ekipet pjesëmarrëse në Turneun Final të IPKO Kupës së Kosovës për garimin fer dhe korrekt dhe cilësinë e basketbollit të treguar në ndeshjet gjysmëfinale.

Njëkohësisht FBK dëshiron që të informojë ekipet pjesëmarrëse në finale, tifozët e basketbollit dhe opinionin se pret që ndeshjet finale të zhvillohen në rregull dhe të jenë pasqyrë e vërtetë e cilësisë së ekipeve dhe e sjelljes së tifozëve në Kosovë.

Fakti që në ndeshjet finale, do të jenë të pranishëm tifozët e të dyja ekipeve, mund ta bëjë këtë ngjarje një festë të vërtetë të basketbollit kosovar por paraqet edhe një sfidë të veçantë për organizatorët.

Nëpërmjet kësaj shkrese apelojmë tek klubet dhe tifozët e tyre që me sjelljet e tyre të ndikojnë që kjo ngjarje të jetë e rregullt dhe të ketë karakter sportiv dhe festiv.

Apelojmë edhe nga organizatori, që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të parandalojë të gjitha lëshimet nga ndeshjet gjysmëfinale.

Turneu Final i Kupës është një ngjarje në të cilën përveç basketbollistëve duhet të përfaqësohen denjësisht edhe tifozët, zyrtarët e FBK-së, sponsorët dhe të gjithë kontribuesit në basketbollin e Kosovës. Ne presim që finalet të pasqyrojnë pikërisht këtë.

Duke qenë vetëm disa ditë larg nga konfirmimi për pranim në FIBA, FBK dëshiron të potencojë se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që imazhi i IPKO Kupës dhe i FBK-së të rrezikohet ose rrënohet nga veprimet e pjesëmarrësve në finale.

Në fund, kërkojmë nga të deleguarit tanë në terrene sportive, gjyqtarët dhe vëzhguesit, që në mënyrë strikte të zbatojnë Propozicionet e Garave dhe aktet tjera normative dhe të sigurohen se ndeshjet finale janë mbi të gjitha të rregullta dhe korrekte.

Shihemi të dielën në Suharekë.