Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina e gatshme për fitore dhe spektakël

  • Prishtina e gatshme për fitore dhe spektakël
20 April 2015

Sigal Prishtina i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në të gjitha aspektet për ndeshjen e parë finale në Ligën Ballkanike (BIBL) kundër Rilski Sportist nga Samokovi i Bullgarisë që do të zhvillohet të martën duke filluar nga ora 18:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Detajet rreth organizimit të ndeshjes dhe të përgatitjes së skuadrës i kanë bërë të ditura bardhekaltrit në një konferencë për media që është mbajtur sot (e hënë) në palestrën e vogël dhe në të cilën kanë marr pjesë presidenti i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, drejtori i përgjithshëm, Florian Miftari, trajneri Marjan Ilievski, kapiteni Edmond Azemi dhe kryetari i “Plisave”, Albert Kastrati. Stavileci, Miftari dhe Kastrati kanë folur për rrugëtimin e Prishtinës deri në finalen e madhe dhe për spektaklin që pritet të ndodh nesër, kurse Ilievski dhe Azemi kanë folur për atë që do të ndodh në parket.

 

Marjan Ilievski: “Falë Zotit nuk kemi probleme me lëndime dhe lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen finale. Kemi luajtur mirë në disa ndeshjet e fundit dhe kjo për arsye se kemi qenë të kompletuar. Unë besoj në forcën e ekipit tim dhe çka është më e rëndësishmja basketbollistët e mi e dinë vlerën e kësaj ndeshje dhe për këtë arsye do të hyjnë në të për të shënuar fitore. Megjithatë kjo është pjesa e parë, pasi pjesa tjetër na pret në Samokov. Ne së pari duhet t’i kryejmë detyrat ashtu si duhet në shtëpi dhe më pas të njëjtën gjë ta bëjmë si mysafirë. Janë dy ndeshje dhe të dyja të rëndësishme, por unë jam optimist se do t’ia dalim me sukses me ndihmën e të gjithëve. Kështu ne do t’i gëzonim tifozët tanë të flaktë ‘Plisat’, por edhe do ta bënim krenar qytetin e Prishtinës, si dhe do të dëshmonim se në Kosovë luhet basketboll cilësor dhe se FIBA ka bërë punë shumë të mirë që e ka pranuar vendin tuaj në gjirin e saj”.

 

Edmond Azemi: “Jemi përgatitur maksimalisht. Të gjithë lojtarët jemi të motivuar për këtë ndeshje dhe premtojmë se do ta japim edhe atomin e fundit për të fituar. Kemi hyrë në formë shumë të mirë pikërisht atëherë kur është më se e nevojshme dhe kjo gjë duhet të na jep vullnet që të martën të shënojmë fitore. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, të gjithë po e përkrahim njëri-tjetrin, andaj nuk na mbetet tjetër veçse të martën në parket të tregojmë lojë të mirë, e cila do të na sjell fitoren e madhe. Jam i bindur në sukses, sepse i gjithë qyteti së bashku me ‘Plisat’, por edhe e gjithë Kosova është me ne. Do të bëjmë të pamundurën t’ua shpërblejmë këtë mbështetje të gjithëve me fitore së pari në duelin e parë në Prishtinë dhe më pas edhe në Samokov”.