Sigal Prishtina të martën duke filluar nga ora 18:00 do të përballet me AEK Larnaca-n në Qipro në kuadër të xhiros së tretë të Grupit K të FIBA Europe Cup. Bardhekaltrit në debutim të garave evropiane janë mposhtur në Rumani nga Energia në Targu Jiu, por më pas në javën e kaluar janë kthyer furishëm duke e mundur në kryeqytetin kosovar një ekip të madh si Astana nga Kazakistani. Dhe pikërisht ky sukses i ka motivuar basketbollistët e Prishtinës që për në Qipro të nisen me mendje te fitorja. Në anën tjetër klubi qipriot i ka dy humbje rresht në FIBA Europe Cup, nga Astana.
Dardan Berisha, basketbollist i Sigal Prishtinës: "Pres një ndeshje shumë të vështirë, përballë një ekipi tepër të mirë dhe me shumë përvojë. AEK-u në dy ndeshjet në FIBA Europe Cup nuk ka treguar formë të mirë dhe kundër nesh e ka rastin e fundit për të bërë diçka më shumë. Por, ne jemi të motivuar për këtë përballje, në veçanti pas fitores që e shënuam ndaj Astana-s. Besoj se mund të arrijmë fitore edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë”.
Box 3
Grupi K - Xhiroja e tretë
Energia - Astana 18:00
AEK – Sigal Prishtina 18:00
Tabela
1. Energia 2 4
2. Astana 2 3
3. Sigal Prishtina 2 3
4. AEK Larnaca 2 2