Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina e mposhti Penzën, ndeshja e tretë finale përcaktuese për titull

  • Prishtina e mposhti Penzën, ndeshja e tretë finale përcaktuese për titull
4 May 2016

 

Prishtina e ka mposhtur Penzën në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it në Ligën e Femrave.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet ka përfunduar me rezultat 71:62 dhe tashmë seria finale është barazuar 1:1, ndërsa për t’u përcaktuar kampioni i Kosovës duhet të zhvillohet edhe  një ndeshje në Pejë, e cila pritet të luhet në këtë fundjavë. Bardhekaltrat janë kampione në fuqi të Kosovës

Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund është zhvilluar një rivalitet i madh ndërmjet të dyja skuadrave, ku në njërën anë ishte Arbnore Perquku ajo që e diktonte ritmin e lojës dhe në anën tjetër ishte Irma Konjusha. Ishin këto dy basketbolliste që ishin edhe protagoniste të lojës, e cila me të vërtetë e ka arsyetuar epitetin e një finaleje. Megjithatë në dhjetëminutëshin e fundit kryeqytetaset krijuan një epërsi prej 10 deri në 14 pikë, të cilën arritën ta menaxhojnë mjaft mirë deri në fund dhe kështu dolën triumfuese nga kjo ndeshje.

Katër herë deri më tani Penza e ka mposhtur Prishtinën në edicionin 2015/16. Dy herë gjatë pjesës së rregullt, një herë në ndeshjen e parë finale dhe një herë në finale të Ipko Kupës së Kosovës. Megjithatë bardhekaltrat nuk u dorëzuan, por i mposhtën pejanet në një çast mjaft të rëndësishëm, pra në ndeshjen e dytë finale të garave shtesë.