Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina e njofton Bashkimin me humbje

  • Prishtina e njofton Bashkimin me humbje
17 March 2019

Basketbollistet e Prishtinës ia kanë shkaktuar disfatën e parë në këtë edicion skuadrës së Bashkimit, duke e mposhtur të shtunën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren me rezultat 81:67 (17:11, 24:11, 24:22, 23:16). Ndeshja i ka takuar xhiros së XV në Ligën e Femrave.

Vashat e udhëhequra nga trajneri Fidan Shatri prej fillimit e deri në fund të takimit kanë udhëhequr në rezultat, derisa në anën tjetër vashat prizrenase asnjëherë nuk ia dolën që seriozisht t'ia rrezikojnë fitoren mysafireve, të cilat kishin udhëtuara të vendosura dhe të fokusuara për tu kthyer me fitore nga Prizreni.

Irma Konjusha thjeshtë ishte e pandalshme për Bashkimin dhe njëherësh ishte më e merituara për triumfin e Prishtinës.

Konjusha e ka përmbyllur takimin me 29 pikë, kurse ajo ndihmë të madhe pati nga Braennan Farrar që shtoi 15 pikë, 6 kërcime e 6 asistime dhe Saranda Daci që kontribuoi me 13 pikë e 10 kërcime.

Në anën tjetër te Bashkimi më efikaset ishin Danisha Shaw me 27 pikë, 8 kërcime e 4 asistime dhe Mari Steëart me 19 pikë e 6 kërcime.