Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina ka fituar organizimin e Final Four të BIBL.

  • Prishtina ka fituar organizimin e Final Four të BIBL.
11 April 2014

Faqja zyrtare e ligës ballkanike, ëëë.balkanleague.net pak më parë ka bërë të ditur se qyteti i Prishtinës është fitues për të organizuar Final Four të BIBL.

"Menaxhmenti i BIBL ka zgjedhur si lokacion për organizim të Final Four të BIBL qytetin e Prishtinës, nën organizimin e klubit të Sigal Prishtinës," është thënë në njoftimin e lëshuar nga kjo faqe.

Vetëm Sigal Prishtina dhe Levski Sofia aplikuan për të organizuar Final Four 20141 të BIBL, ku për shkak të ofertës më të mirë dhe më profesionale, duke përfshirë të gjitha kërkesat e Rregulloreve të BIBL - fitorja i takoi Sigal Prishtinës, ka shkruar faqja në fjalë. 

Pjesëmarrëse në Final Four të BIBL, që mbahet prej 25 deri më 27 prill në Prishtinë, janë: Sigal Prishtina, Galil Gilboa nga Izraeli dhe dy ekipe bullgare, Levski Sofia e Balkan Botevgrad. 

Çiftet gjysmëfinale janë: 

-Sigal Prishtina - Galil Gilboa

-Levski Sofia - Balkan Botevgrad

Në finale takohen fituesit e këtyre dy ndeshjeve.