Ashtu siç pritej, Sigal Prishtina është kualifikuar në fazën e tretë të Ballkan Ligës, pas fitores ndaj Rilskit në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë. Kjo ishte fitorja e katërt e Sigal Prishtinës për fazën e dytë.
Mysafirët kishin epërsi deri në 14 pikë në çerekun e pare, por më pas prishtinasit janë rikthyer furishëm për të triumfuar me 23 pikë dallim, ashtu siç kishin fituar në përballjen e parë. Sigal Prishtina ka fituar me rezultat 94:71.
Lojtarët më efikas të Sigal Prishtinës ishin Jordan Hulls me 24 pikë dhe 2 asistime dhe Julian Mavunga me 17 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime.
Ndërsa, për mysafirët lojtarët më efikas ishin Zarko Rakocevic me 23 pikë dhe 6 kërcime dhe Anthony Gugino me 13 pikë, 3 asistime dhe 6 kërcime.