Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina në prag të finales

  • Prishtina në prag të finales
8 April 2015

Sigal Prishtina sonte në Gjevgjeli takohet me Kozhuvin në takimin kthyes të gjysmëfinales së ligës ballkanike BIBL dhe pret konfirmimin e plasmanit në finale të kësaj lige. Kampioni aktual i Kosovës ka fituar në ndeshjen e parë me rezultat 85:61. Epërsia prej 24 pikëve i jep Sigal Prishtinës komoditet të madh në ndeshje edhe pse trajneri dhe lojtarët e këtij ekipi janë shprehur se janë të mobilizuar për sfidën në Gjevgjeli.

Në rast të kualifikimit në finale, Sigal Prishtina do të takohet me ekipin bullgar Rilski, që ka eliminuar Pejën, pas fitores 82:66 mbrëmë në Karagaç.

Sigal Prishtina vjet ka qenë pjesëmarrëse dhe organizatore e Final Fourit të ligës BIBL kurse sivjet mëton të jetë ekipi i parë kosovarë që luan në finale të kësaj lige.