Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina nuk ia doli në vazhdime me Rilski-n

  • Prishtina nuk ia doli në vazhdime me Rilski-n
26 October 2016

Sigal Prishtina ishte shumë pranë fitores së parë në edicionin e ri të FIBA Europe Cup, por në fund nuk ia doli t’i gëzojë tifozët e saj, pasi që ishte skuadra e Rilski Sportist nga Samokovi i Bullgarisë që vetëm pas kohës shtesë triumfoi me shifrat 104:100 (31:16, 22:30, 20:24, 20:23, 11:7), derisa pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 93:93.

Ky duel i ka takuar xhiros së dytë të Grupit H në FIBA Europe Cup.

Prishtina e nisi ndeshjen mjaft dobët dhe këtë më së miri e tregon rezultati në dhjetëminutëshin e parë, ku mysafirët realizuan 31 pikë, derisa vendasit jo më shumë se 16. Mirëpo në cerekun e dytë u ndërruan rolet, pasi Prishtina tani ishte ajo skuadër që e diktonte ritmin e lojës, duke bërë kthesë në rezultat, andaj edhe ekipet shkuan në pushim me shifrat 53:46 në të mirë të mysafirëve. Me t’u kthyer në parket nikoqirët nuk e ndalën hovin, por vazhduan të përmirësoheshin nga minuta në minutë, ndërsa cereku i tretë u përmbyll me rezultat 73:70. Ashtu sic pritej në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt u zhvillua një luftë e madhe në parket, ku Prishtina bëri presion të madh te Rilski deri në sekondat e fundit dhe kështu ia doli t’i siguroj 5 minutat shtesë, kur mysafirët u treguan më të vëmendshëm, por edhe më të durueshëm dhe kështu bënë që në Bullgari të kthehen me fitore.

Koshashënuesit më të mirë te Sigal Prishtina ishin Bojan Trajkovski me 17 pikë, Malcolm Rhett me 16 dhe Edmond Azemi e Jabarie Hinds me nga 15 pikë secili. Në anën tjetër te Rilski Sportist më të dalluarit ishin Nenad Deliq me 22 pikë dhe Simmons me 12 sosh.

Në xhiron e radhës në kuadër të Grupit H, Sigal Prishtina është mysafire e skuadrës Enisey, ndeshje kjo që është në program të zhvillohet më 2 nëntor në Krasnoyarsk të Rusisë.