Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Prishtina sfidohet nga Kozuv-i

  • Prishtina sfidohet nga Kozuv-i
20 October 2015

Sigal Prishtina të mërkurën do ta zhvilloj ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit A të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike, ku si nikoqire e pret Kozuv-in nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Takimi do të luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Përballje kjo që pritet të jetë mjaft e nxehtë, gjë të cilën e kanë dëshmuar edhe në të kaluarën sa herë janë përballur këto ekipe në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL).

Kampionia në fuqi e BIBL-it, Prishtina në xhiron e parë e ka mposhtur Beroe-n në Stara Zagora të Bullgarisë (80:73), kurse Kozuv-i ka pësuar disfatë të thellë si nikoqir nga Mornar-i i Malit të Zi (79:63).

Duhet theksuar se ditë më parë në radhët e kryeqytetasve është rikthyer basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha, pas disa muajve të kaluar te skuadra e Cibona-s nga Zagrebi.

Berisha është shprehur optimist se Prishtina do të arrijë të triumfoj ndaj Kozuv-it: “Ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë. Kozuv-i ka ekip shumë të mirë dhe ne duhet të kemi kujdes të madh. Në anën tjetër ne kemi një skuadër të re dhe kemi nevojë për kohë për t’u komponuar. Megjithatë unë besoj se me ndihmën e tifozëve dhe me atmosferë të mirë do t’ia arrijmë qëllimit për të fituar”.