Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Priten ndeshje interesante dhe basketboll cilësor në dy finalet e Kupës së Kosovës

  • Priten ndeshje interesante dhe basketboll cilësor në dy finalet e Kupës së Kosovës
18 February 2017

Të dielën në palestrën “Minatori” të Mitrovicës do të zhvillohen dy finalet e Kupës së Kosovës në basketboll.

Me fillim nga ora 16:30 do të luhet finalja në konkurrencën e femrave, ku takohen Penza nga Peja dhe Penti Prishtina. Skuadra pejane është fituese e Kupës për edicionin paraprak.

Finalja e meshkujve do të zhvillohet duke filluar nga ora 19:30 dhe do të përballen Sigal Prishtina – Peja.

Në gjysmëfinale Sigal Prishtina ishte më e mirë se Trepça, kurse Peja triumfoi ndaj Bashkimit.

Finalja e madhe pritet të sjell basketboll cilësor, ku padyshim se akterët e ndeshjes do të përkujdesen që të gjithë adhuruesit e basketbollit të kënaqen me lojën që ata do ta shfaqin në parket.

Sigal Prishtina dhe Peja janë takuar edhe në finalen e në edicionit të kaluar të Kupës së Kosovës që është luajtur në kryeqytet, ku fitore vetëm në sekondat e fundit patën shënuar bardhekaltrit.

Pikërisht kjo është një tjetër arsye që na shtynë të besojmë se do të kemi rastin të shohim rivalitet të madh dhe luftë të madhe për çdo topë.

Peja që nga viti 1991 e deri më 2016 i ka fituar gjithsej 5 trofe të Kupës, kurse Sigal Prishtina ka arritur që 11 herë të stoliset me këtë trofe.

Ndërkaq në konkurrencën e femrave që nga paslufta është skuadra e Prishtinës (ish-Universiteti) që ka rrëmbyer më së shumti trofe të Kupës. Prishtinaset kanë arritur që 8 herë të stolisen me Kupë, kurse Penza e ka bërë një gjë të tillë 6 herë.

 

Fituesit e Kupës së Kosovës ndër vite:

 

Meshkujt

1991/92 Vëllaznimi

1992/93 Trepça

1993/94 Peja

1994/95 Peja

1995/96 Vëllaznimi

1996/97 Peja

1997/98 – garat janë ndërprerë

1999/2000 Trepça

2000/01 Bashkimi

2001/02 Prishtina

2002/03 MEB Prishtina

2003/04 Trepça

2004/05 Sigal Prishtina

2005/06 Sigal Prishtina

2006/07 Sigal Prishtina

2007/08 Sigal Prishtina

2008/09 Sigal Prishtina

2009/10 Sigal Prishtina

2010/11 Peja

2011/12 Trepça

2012/13 Sigal Prishtina

2013/14 Sigal Prishtina

2014/15 Peja

2015/16 Sigal Prishtina

2016/17 ?

 

Femrat

1997/98 Bashkimi

1999/2000 Universiteti

2000/01 Universiteti

2001/02 Universiteti

2002/03 Universiteti

2003/04 Universiteti

2004/05 Universiteti

2005/06 Universiteti

2006/07 Bashkimi

2007/08 Bashkimi

2008/09 Bashkimi

2009/10 Penza

2010/11 Penza

2011/12 Penza

2012/13 Penza

2013/14 Penza

2014/15 Prishtina

2015/16 Penza

2016/17 ?