Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Pritet ndeshje me presion të madh në të dyja taborët

  • Pritet ndeshje me presion të madh në të dyja taborët
14 May 2016

Ndeshja e tretë finale e “play-off”-it në Superligën e Kosovës ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19:30 në “Karagaçi”. Rezultati në seri ndërmjet këtyre dy skuadrave është 1:1 dhe tashmë presioni është mbi dy ekipet.

Në njërën anë në Pejën, pasi verdhezinjtë duan që me çdo kusht të triumfojnë para tifozëve të tyre, sepse me këtë rast do ta ruanin epërsinë e terrenit nikoqir për ndeshjen e pestë eventuale.

Në anën tjetër Prishtina synon të shënoj fitore në Pejë, në mënyrë që më pas në duelin e katërt e motivuar të bëjë çmos ta festoj titullin në kryeqytet.

Drilon Hajrizi, basketbollist i Pejës: “Ndeshja e  dytë në Prishtinë ka qenë vetëm një natë e keqe për ne, sepse Peja e vërtetë nuk është ajo. Peja që janë mësuar ta shohin adhuruesit e basketbollit do të dal të dielën në parket dhe do të triumfoj. Sigal Prishtina është skuadër cilësore dhe për këtë ne jemi të vetëdijshëm, por unë besoj se në këtë fazë finale të edicionit ne jemi më të mirë se kundërshtarët dhe për këtë arsye mendoj se së pari do të triumfojmë në Pejë dhe më pas edhe do ta fitojmë titullin e kampionit. Unë jam i bindur se me sukses do ta realizojmë këtë qëllim. Nuk jemi aspak në presion, sepse kemi ekip me përvojë, andaj e tëra që do të bëjmë është të luajmë lojën tonë të mençur dhe të dalim fitues nga ‘Karagaçi’”.

Andrew Warren, basketbollist i Sigal Prishtinës: “Ne kemi ekip të mirë, tashmë e kemi dëshmuar një gjë të tillë. Megjithatë edhe kundërshtari është shumë i fortë, sidomos para publikut të vet. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, ne do të përpiqemi të fitojmë pavarësisht të gjitha fakteve që flasin në anën e Pejës”.

Në ndeshjen e parë finale fitore pati realizuar Peja si nikoqire, kurse në të dytën Sigal Prishtina ka triumfuar në kryeqytet dhe tashmë është barazuar seria finale ndërmjet këtyre dy skuadrave, 1:1.
Ekipi që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës, ndërsa kampione në fuqi është skuadra nga kryeqyteti.