Klubi i basketbollit Prishtina në konkurrencën e femrave është shpallur kampion i ETC Ligës së Femrave për edicionin 2014/15.
Basketbollistet bardhekaltra kanë triumfuar edhe në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it kundër Trepçës që është zhvilluar të dielën mbrëma në Vushtrri. Takimi ka përfunduar me shifrat 50:41 në të mirë të mysafireve. Vashat nga kryeqyteti patën shënuar fitore edhe në duelin e parë të luajtur ditë më parë në Prishtinë me shifrat 51:44.
Për prishtinaset ky është titulli i tretë radhazi i kampionit, kurse i 9-ti që nga paslufta, derisa në këtë edicion bardhekaltrat janë stolisur edhe me trofeun e Ipko Kupës së Kosovës. Këtë trofe Prishtina (ish-Universiteti) e ka fituar 8 herë.